Gjini: Mund të vonohemi pak, por do ta zgjedhim Kryeparlamentarin
Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 13 August 2017
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini mohon se është mungesa e numrave arsyeja e mos shkuarjes në seanca të thirrura nga Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci. Thotë se është Vetëvendosje dhe LDK ato që po e bllokojnë formimin e institucioneve. Por siguron se ka vetëm vonesë deri në zgjedhjen e Kryeparlamentarit, pasi kjo sipas tij, është punë e kryer.
Gjini, nënkryetari i parë i partisë së Haradinajt konsideron se shumë shpejt do të krijohen institucionet pasi siç shtoi ai, janë kryer të gjitha përgatitjet për këtë çështje.
Ndonëse nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme, zyrtari i AAK’së thotë se Vetëvendosje dhe LDK nuk po kanë interesim për të biseduar.
“VV dhe LDK nuk kane interesim as për te biseduar. Po duket se janë të përgatitura për ta bllokuar ecjen përpara për krijimin e institucioneve. Ne i kemi kryer përgatitjet dhe shume shpejt do të krijohen institucionet. Refuzimi i partive parlamentare për të biseduar me koalicionin fitues te zgjedhjeve mund të shkaktojë edhe pak vonesë por nuk mund ta parandalojë pafundësisht zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë”, u shpreh Gjini të dielën për Express.
Ndërkohë, që ishte zyrtari i parë i koalicionit PAN, Xhavit Haliti ai që tha se arsyeja e mungesës në seanca është për shkak se nuk i kanë numrat.
Por këtë e hedh poshtë Ardian Gjini i cili sqaron se nuk qëndron kjo çështje pasi bën të ditur se ka deputetë që janë të gatshëm ta ndihmojnë këtë bllokadë.
“Jo, ka deputetë qe janë të gatshëm që të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit por kanë presion nga grupet politike. Tanimë është e qartë se nuk do të pritet gjatë”, ka përfunduar nënkryetari i AAK’së.
Seanca e nesërme do të zhvillohet pa praninë e koalicionit PAN. Këta të fundit po kërkojnë që javën e ardhshme të mbahet një takim konsultativ së pari dhe pastaj të vendoset për seancën. Nga ana tjetër kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është zotuar se Qeveria bëhet brenda dhjetë ditësh.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































