Lajme

Publikohet raporti për shërbimet komunale në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 11 August 2017

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) publikon sot raportin “Indeksi i kënaqëshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.

Panelistë në këtë konferencë do të jetë sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi.

INPO ka dizajnuar raportin duke bërë matjen e kënaqshërisë së qytetarëve për 15 fusha të shërbimeve komunale, bazuar në indikatorë matës për secilën fushë dhe shërbim. “Indeksi i kënaqëshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale” synon që në baza vjetore të skanoj kënaqëshmërisë e qytetareve me performancën e komunës, rezultatet e të cilit do të ndikonin në prioritizimin e politikave investive dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera