Pasi ta lexoni këtë, ju çdo ditë do pini lëng të turshive
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 10 August 2017
Lëngu i turshive është shumë i mirë për shëndetin e sidomos për personat me aktivitet të lartë fizik dhe ata që kanë vendosur të bien në peshë me stërvitje.
Deri para pak kohësh, ekspertët supozonin se lëngu i turshisë ndihmonte tek ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Dhe rezultoi që ata kishin të drejtë. Më poshtë gjeni disa nga vlerat shëndetësore të lëngut të turshive.
1. Qetëson muskujt
Një studim i publikuar në Revistën Medicine Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie.
2. Ndihmon me dehidratimin
Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për tu hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nesë jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por nëse stërviteni për orë të tëra ose në temperatura të ngrohta nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.
3. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmë
Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare.
4. Përmban plot antioksidantë
Lëngu i turshive ka sasi të larta vitamine C dhe E që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose që njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë nj ide e mirë. Gjithashtu vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin, shkruan portalb.
5. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak
Një studim i publikuar në revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.
Të tjera
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...
-
Murati del me një njoftim për programin e subvencionimit të energjisë elektrike
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha fam...
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...