Lajme

Policia e Vlorës sekuestron 531 mijë dollarë një të dyshuari, para nga veprimtaria kriminale

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 10 August 2017

Plot 531 mijë dollarësh i janë sekuestruar një të dyshuari nga Vlora nga Policia e Vlorës dhe Prokuroria e këtij rrethi.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga Sektori për hetimin e krimit ekonomik – financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, datë 09.08.2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi llogaritë bankarë të shtetasit A.I.A në një bankë të nivelit të dytë për shumën 531.031 USD.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera