Auto&Tech

Volkswagen përgatit një befasi të madhe për blerësit

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 09 August 2017

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen do të inkurajojë me një shumë prej dhjetë mijë eurosh për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të zëvendësojnë veturat e tyre të vjetra, transmeton KosovaPress.

Vendimi i gjigantit të madh gjerman vjen në momentin kur Gjermania po angazhohet që të zvogëlojë emetimin e  gazrave të dëmshme pas skandalit të mashtrimit.

Në kompaninë VW thonë se blerësve do t’iu ofrohet zbritje për automobilat, të cilat përmbushin standardin e ri Euro 6 prej dy mijë euro për automobila kompakt e deri dhjetë mijë euro për xhipin Touareg.

-Advertisement-

Prodhuesi i automobilave ka propozuar lirimin shtesë prej 1.000 deri 2.380 eurosh për të gjithë blerësit e automjeteve elektrike.  Oferta në para të gatshme do të vlejë deri në fund të vitit 2017, ka thënë një zyrtar i VW-së për AFP.

Sipas këtij zyrtari, kompania është duke menduar edhe për zgjerimin e këtij plani jashtë Gjermanisë, në mënyrë që të mbulojë gjithë Evropën.

Propozimi i kompanisë gjermane vjen pas samitit të qeverisë dhe industrisë javën e kaluar për zgjidhjen e nivelit të lartë të gazrave të emetuara nga automjetet me dizel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera