Lifestyle

Si të reduktoni njollat e akneve në fytyrë

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 09 August 2017

Shenjat e akneve janë rezultat i një lëkure të lënduar ku indet fijezore zhvillohen mbi plagë, ndërsa lëkura shëron vetveten.

Ato mund të vijnë edhe nga incidente si pickimet e insekteve, djegiet, aknet, prerjet kirurgjikale, vaksinimet.

Ja, si mund të reduktoni njollat e akneve në fytyrë:

-Advertisement-

1.Trajtimi me aloe vera. Hiqni shtresat e jashtme të gjethes për të nxjerrë xhelin e aloe verës. Më pas, aplikojeni në shenjat tuaja. Masazhoni xhelin në lëkurë me lëvizje të buta rrethore dhe lëreni për gjysmë ore. Bëjeni këtë dy herë në ditë

2.Trajtimi me vaj ulliri. Aplikoni vaj ulliri ekstra të virgjër në zonën e prekur dhe masazhojeni me lëvizje rrethore. Lëreni për 30 minuta ose gjithë natën nëse dëshironi. Mos e lani me ujë; thjesht pastrojeni me një copë të pastër. Bëjeni sa më shpesh të jetë e mundur këtë trajtim për të marrë rezultatet e dëshiruara.

3.Trajtimi me mjaltë. Zhdukni shenjat në fytyrë duke aplikuar mjaltë në to dhe duke e lënë gjithë natën. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë në mëngjes. Bëjeni këtë çdo natë para se të shkoni të flini.

4.Trajtimi me uthull molle. Zhysni një copë pambuku në uthull dhe aplikojeni te shenjat. Lëreni për të paktën 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë. Më pas mund të aplikoni krem hidratues, por mos harroni të aplikoni çdo ditë uthull molle për të paktën dy javë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera