Sport

Dorëzohet Roma, e pranon se dështoi në transferimin e yllit të madh! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 08 August 2017

Roma si duket ka hequr dorë nga transferimi i lojtarit algjerian Riyad Mahrez nga Leicester City.

Drejtuesit e Romës thonë se kanë bërë gjithçka për ta arritur marrëveshje me Mahrez, por pa rezultat. Tani Roma është duke shikuar për transferimin e ndonjë lojtari tjetër.

Roma kishte bërë dy oferta për Mahrez, por që të dyjat ishin refuzuar nga klubi anglez, përcjell ORAinfo.

-Advertisement-

Pas ofertës së tyre të dytë prej 35 milionë euro e cila u refuzua nga Leicester City, mediat italiane raportuan se klubi italian kishte hequr dorë nga lojtari, gjë që u konfirmua edhe sot nga pronari i Romës.

“Unë jam optimist nga natyra, por e vërteta është se Roma ka bërë gjithçka të mundshme për të blerë lojtarin”, këmbënguli drejtori i Romës Monchi në prezantimin e Gregoire Defrel.

“Ai do të ishte lojtari më i shtrenjtë në historinë e Romës, por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë reagim pozitiv nga pala tjetër”.

“Oferta që bëmë ishte një gjë e rëndësishme, por prioritet nuk është vetëm Mahrez, sepse ne kemi bërë gjithçka të nevojshme dhe tani po shikojmë për lojtarë të tjerë”.

“Mund ta ngrisim ofertën tonë për Mahrez? Jam i kënaqur me përpjekjet që klubi ka bërë për të nënshkruar lojtarin. Nuk mendoj se ndonjë klub tjetër ka bërë ofertë mbi 30 milion euro, siç bëri Roma”.

“Lojtari shprehu dëshirën se dëshiron t’i bashkohet Romës, por është klubi ai që vendos”.

“Në fund gjithçka do të zgjidhet në vullnetin apo dëshirën e Leicester Cityt, a dëshiron apo nuk dëshiron ta shes lojtarin”, ka përfunduar drejtori i Romës Monchi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera