Fun & Video

Në Slloveni dalin në treg birrat “Tito” dhe “Josip”

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 08 August 2017

Një birrari e vogël nga Novo Mesto (Vendi i Ri), në Slloveni, këto ditë ka fituar reklamë pa pagesë kur në Facebook u shfaq një fotografi nga një dyqan në Lubjanë në raftet e së cilit shihej birra e tyre “Tito” dhe përkrah saj birra tjetër me emrin “Josip”.

Dhe ndaj këtij veprimi menjëherë ka nisur debati nëse në Slloveni lejohet që të komercializohet në këtë mënyrë emri i një lideri të ish-sistemit totalitar, raporton mediumi serb “N1”.

Rrjeti i marketeve Lidl, duke komentuar kritikat se me veprimin e tyre kanë kënaqur jugo-nostalgjikët, ka thënë se asnjëherë nuk kanë dashur që të ngjallin emocione politike në mesin e konsumatorëve të tyre, përkatësisht nuk dëshirojnë “politikë në dyqanet” e tyre ku blejnë edhe të majtët edhe të djathtët, transmeton Koha.net.

-Advertisement-

Image

Birrat në fjalë prodhohen nga mikro-birrari familjare. E tëra ka nisur në fillim të gushtit, kur edhe kremtohet dita e birrës në Slloveni, ndërsa më parë kanë prodhuar birra me emrat “Tito” dhe “Jovanka”.

Prodhuesi i kësaj birra është kompania “Komunajzer”, term i cili nga sllovenishtja në shqip i bie “komunist i vjetër”.

Kujtojmë se me vendim të një gjykate në vitin 2011, në Slloveni më nuk lejohen emra të rrugëve apo tregjeve me ish-presidentin e Jugosllavisë, ndërsa komunat apo qytetet të cilat kanë pasur rrugë apo tregje të emërtuar me emrin e Josip Broz Titos mund të vendosin t’i mbajnë apo t’i ndryshojnë.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera