Lajme

Falënderohet Zvicra për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vitet 1998-99

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 06 August 2017

Falë angazhimit të bashkatdhetarëve tanë të shumtë në shtetin e Zvicrës në bashkëpunim edhe me kryetarin e Zurich dhe me mbështetje të presidentes zvicerane, Michel Calmy Rey, kemi vendosur pllakën falënderuese në Stadhouse në Zurich, ka njoftuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Me mbështetjen që kemi marrë nga udhëheqësit e Zvicrës si kryetari i Zurich, pastaj presidentja e nderuar Michel Calmy Rey, kemi arritur që pas popullit të Çekisë i cili në vitin 1968 ka vendosur pllakë të tillë, të vendosim ne pllakën e cila falënderon shtetin e Zvicrës për gjendjen e krizës në të cilën gjendej Kosova në vitin 1998-99. Me këtë rast falënderoi në veçanti Alkibut Ibalin, Ismet Abdylin, Isa Dervishin, Flamur Bajramin, Isa Maliqin dhe qindra e mijëra shqiptarë që janë heronjtë e gjallë, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre po bëjnë që të ndërtohet e zhvillohet Kosova dhe të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjithandej”, ka thënë kryetari Haziri.

“Faleminderit bashkatdhetarëve, miqve, familjarve dhe heronjeve të gjallë të Kosovës (për inati të atyre që po na përbuzin publikisht ne bashkatdhetarëve dhe pinjollve tuaj). Për Zvicrën veç një Danke!”, ka thënë kryetari Gjilanit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera