Zjarret, situatë alarmante në Gurgurnicë të Tetovës
Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 06 August 2017
Edhe përkundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Makedonski Brod dhe në Çashkë, situata me zjarret është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Kështu shprehet drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu.
Sipas tij, zjarret ngadalë po lokalizohen, ndërsa në ndihmë të shtetit, kanë ardhur edhe katër fluturake për shuarje të zjarrit nga Bullgaria, Turqia, dhe Izraeli.Drejtori Saliu ka bërë thirrje deri tek subjektet politike që të mos e keqpërdorin situatën me zjarret për poenë të imët politik dhe të shkaktojnë huti dhe panik tek qytetarët.
“Gjithkund ku kemi qasje mundohemi të veprojmë, atje ku kemi male të larta dhe nuk kemi qasje atëherë i lëshojmë fluturaket. Nga shtetet mike janë kyçur dy helikopter nga Turqia dhe Bullgaria, mbrëmë vet na ofruan ndihme përmes konsullit edhe nga Izraeli. Është turp i madh që në këtë fatkeqësi të fitohen pikë politike, lus politikën të heq duart nga zjarret për politikën ditore”, tha Shaban Saliu, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Por edhe përkundër deklaratës optimiste Shaban Saliut, në Tetovë gjegjësisht në fshatin Gurgurnicë situata paraqitet shqetësuese dhe jashtë kontrollit.
“Jemi në vendngjarje dhe bashkë me banorët e Gurgurnicës që nuk heziton të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit mjaft të madh që është afruar tashmë afër fshatit Gurgurnicë. Sipas banorëve, helikopterët vetëm kanë fluturuar mbi këtë vend dhe kanë incizuar, por duhet të marrin masa që sa më shpejtë të parandalohet ky zjarr sepse me automjetet tona nuk kemi qasje. Terreni është mjaft i vështirë, pra duhet vetëm drejtoria të intervenojë me anë të avionëve dhe helikopterëve që kanë”, tha Uka Aliti, njësia e zjarfiksëve, Tetovë.
Për momentin në tërë territorin e shtetit janë aktive 12 vatra më të mëdha të zjarrit, edhe atë në Makedonski Brod, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Çashkë.Lëvizja e personave civil nëpër male është ndaluar tërësisht.
Përndryshe, pas vitit 2007, sivjet vatrat e zjarrit janë më të mëdhatë e shënuara të dekadës së fundit, të cilat deri më tani, përveç katër shtëpive të djegura, kanë marrë edhe një viktimë në Luboten, i cili dyshohet të jetë djegur nga zjarri që ka përfshirë rajonin.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































