Lajme

Carla Del Ponte dorëhiqet nga pozita si hetuese speciale

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 06 August 2017

Carla del Ponte ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si hetuese speciale për Sirinë. Ish-prokurorja zvicerane, qe bërë e njohur për punën e saj si kryeprokurore për Gjykatën e Hagës, për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Në letrën ku ajo e ka bërë të njohur dorëheqjen ka shkruar se do të marrë pjesë vetëm në mbledhjen e fundit që do të mbahet në shtator, shkruan srf.ch.

Arsyeja për dorëheqjen ka qenë se sipas saj, “shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duan drejtësi”. Për këtë arsye, ajo nuk mund të jetë më pjesëtare e këtij komisioni, i cili, thjesht, nuk bën asgjë ka thënë del Ponte, transmeton albinfo.ch.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar gjithashtu se, krime kaq të tmerrshme si në Siri nuk kanë ndodhur as në Ruanda dhe as në ish-Jugosllavi.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në një aktivitet në kuadër të Festivalit të Filmit në Locarno, Zvicër.

Carla del Ponte ka qenë në postin e hetueses speciale të OKB-së në Siri prej gjashtë vitesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera