Auto&Tech

Heroi kibernetik, Hutchins në pranga për pirateri

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 04 August 2017

Tre muaj më parë u konsiderua heroi që shpëtoi botën nga virusi WannaCry, por tashmë Marcus Hutchins e gjen veten në anën tjetër të ligjit dhe të hekurave, pasi u arrestua nga policia amerikane në Las Vegas.

23-vjeçari akuzohet se është përfshirë në rrethin e virusit kronos, i cili përdoret për të vjedhur informacione bankare nga kompjuterat e viktimave.

Hutchins, një inxhinier i sigurisë kibernetike nga Britania, u bë i famshëm kur ndaloi sulmin kibernetik ndaj Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në maj.

-Advertisement-

Hutchins gjendej në SHBA për të marrë pjesë në DefCOn, një konferencë sigurie kibernetike, por prej dy ditësh ai nuk ishte më aktiv në Twitter. Policia amerikan lajmëroi se ai u arrestua më dy gusht dhe është paditur me gjashtë akuza për krijimin dhe përhapjen e virusit Kronos.

Departamenti amerikan e drejtësisë tha se Hutchins u hetua nga FBI dhe krimet për të cilat akuzohen kanë ndodhur në vitet 2014 dhe 2015.

Kolegët dhe familjarët e Hutchins thanë se nuk i besojnë këtyre akuzave dhe se SHBA ka gabuar rëndë. Ndërsa qendra britanike e sigurisë kibernetike tha se pavarësisht habisë që ka shkaktuar arrestimi i Hutchins, duhet pritur fundi i hetimeve dhe komentet e tepërta janë të papërshtatshme.>

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy