Lajme

Mustafa i drejtohet PAN-it: Jo me ju në qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 04 August 2017

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një statusi në “facebook” I është drejtuar koalicioni PAN duke u kujtuar se nuk do të shkojnë me ta në qeverisje.

Mustafa ka shtuar se  ata që e rrezuan qeverinë janë përgjegjës për krijimin sa më të shpejtë të saj, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Musfatës bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë.

Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng.

LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe.

Jo me ju në qeverisje.

Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë. IM”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera