Ku janë numrat?
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 04 August 2017
Për dy muaj drejtues të koalicionit PAN kanë deklaruar vazhdimisht se i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe për ta formuar Qeverinë. Por, në tentativën e tyre të parë ata nuk i kishin numrat as për ta shtyrë seancën për dy orë e lëre më për ta “rehatuar” Kadri Veselin. E vetmja votë e tyre e “kontrabanduar” ishte Teuta Rugova
Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) dështoi ta zgjedhë Kadri Veselin kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën e ftuar për ditën e djeshme, duke i demantuar kështu drejtuesit e këtij koalicioni se i kanë votat e nevojshme të deputetëve.
Seanca e 3 gushtit nisi me vonesë dhe pa praninë e PAN-it, por edhe pas ardhjes së deputetëve të këtij koalicioni u kërkua që zgjedhja e kryetarit të shtyhej për dy orë.
Pas shumë mospajtimeve mes blloqeve politike, drejtuesi i seancës, deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, mbylli seancën rreth orës 12:00, ndonëse 60 deputetë votuan pro shtyrjes dhe 60 të tjerë ishin kundër saj.
Megjithatë, ndonëse seanca u thirr sërish në orën 15:00 të së enjtes, koalicioni PAN vendosi ta bojkotojë unanimisht atë.
Me këtë rast Mikullovci e shpalli sërish të përfunduar seancën, duke e thirrur vazhdimin e saj për sot, në orën 10:00. Pavarësisht kësaj, Blerand Stavileci nga koalicioni PAN gjatë një konference në orët e pasdites ka njoftuar se nuk do të jenë pjesë e seancës së thirrur për të premten, siç ka thënë ai, pa u ndryshuar mentaliteti uzurpues i institucioneve.
Ndërkohë, pas bojkotit të PAN-it përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA konsideruan se ky koalicion nuk e ka synim formimin e institucioneve. Ata theksuan edhe një herë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, por megjithatë i bënë thirrje PAN-it që të vijë sot në seancë dhe t’i zhbllokojë institucionet, duke kandiduar një person tjetër për postin e kryekuvendarit, e jo Kadri Veselin.
Të tjera
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...