Evropa mbyll edhe një portë tjetër
Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 03 August 2017
Pas mbylljes së rrugës për refugjatët në Detin Egje, Evropa synon të mbyllë edhe atë në Detin Mesdhe përmes Libisë. Por kjo nuk e zgjidh problemin, mendon Bernd Riegert.
Nga fillimi i këtij viti deri tani përmes porteve italiane kanë arritur 95.000 azilkërkues dhe emigrantë. Numri i tyre mund mund bëhet lehtë dy herë më i madh. Sepse për trafikantët “sezoni” nuk ka arritur ende kulmin e tij. Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano, dha tani sinjalin e alarmit: ndihma nga Evropa është e pamjaftueshme, tha ai. Sepse shtetet e tjera të BE-së nuk po marrin mjaftueshëm azilantë nga Italia, dhe BE-ja nuk po kontribuon për financimin e strehimoreve të emigrantëve.
Me të dy argumentet, ministri italian ka për fat të keq të drejtë, prandaj nuk është për t’u habitur që Italia tashmë do të përdorë një mjet që për arsye humanitare konsiderohet i papërshtatshëm: Italia dëshiron që azilkërkuesit ose emigrantë të qëndrojnë në Libi dhe sa më pak syresh të arrijnë në portet italiane. Në këtë strategji bën pjesë edhe pengimi i varkave të shpëtimtarëve privatë, që kanë sjellë me anijet e tyre rreth 40 për qind të të gjithë të ardhurve në Lampedusa ose Sicili.
Italia synon me Libinë një pakt si me Turqinë, i cili bëri që të ndërpritet vala e refugjatëve për në Greqi. Por Libia është në gjendje kaotike dhe nuk është e aftë që të kujdeset për migrantët nga Afrika.
BE-ja duhet të tregohet e ndershme
Ndërprerja e rrymës së refugjatëve që vijnë përmes Detit Mesdhe është jo vetëm qëllim i Italisë por edhe i politikës së BE-së për emigracionin. Shumica e vendeve të BE-së duan që Italia ta ndërmarrë këtë nismë dhe të dërgojë sikurse planifikon anije në ujërat e Libisë për të trembur trafikantët. Po ashtu emigrantët që do të kapen në det, do të dërgohen për në Libi. Shpresa është që pas disa javësh askush nuk do të guxojë më t’i hyjë aventurës me trafikantët.
Zyrtarisht për operacionin e frikësimit të refugjatëve do të jetë Roja Bregdetare e Libisë. Por në Libi ka disakutime të forta, nëse duhet t’u kejohet anojeve të huaja që të depërtojnë në ujërat territoriale të vendit. Kryeministri i vendit thotë po, por ai nuk e ka nën kontroll gjithë vendin dhe bregdetin e tij.
Libia ka vetëm dy anije, pra shumica e anijeve, do të jenë nga Italia. Organizatat për të Drejtat e Njeriut do të protestojnë, po BE-ja do ta bëjë veshin e shurdhër. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se nëse mbyllet rruga në Detin Mesdhe, do të ulet edhe numri i viktimave. Kjo tingëllon ndoshta cinike, por është megjithatë e vërtetë. Këtë vit kanë humbur jetën 2.300 vetë.
Kështjella Evropë
Po çfarë do të ndodhë me njerëzit që do të mbeten të bllokuar për muaj të tërë në kushte të tmerrshme në Libi. A do të kthehen ata në vendet e tyre? A janë kampet për refugjatët në Libi, që do të organizohen nga OKB-ja dhe financohen nga BE-ja, një zgjidhje e pranueshme? Nëse Italia dhe Libia mbyllin rrugën Mesdhetare, një gjë është e qartë: presioni i emigrantëve nga Afrika për në Evropë nuk do të bjerë. Përkundrazi ai do të rritet vitet e ardhshme. Njerëzit thjesht do të gjejnë mënyra të tjera.
Italia dhe Bashkimi Evropian mbështetet tek frikësimi dhe fortifikimi. Një nga rrugët e fundit për të kërkuar legalisht azil në BE po mbyllet tani. Sepse azil njerëzit mund të kërkojnë vetëm nëse hyjnë në territorin e BE-së. Në kufijtë e jashtëm të BE-së, qoftë në Hungari, Kroaci, Bullgari, Rumani dhe Greqi, kjo është vetëm një mundësi teorike. Kalaja e Evropës po i afrohet me marrëveshjen me Libinë edhe një hap të madh më tej qëllimit të deklaruar – mbylljes së plotë. /Dw/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































