Afganistan, sulm kamikaz ndaj autokolonës së NATO-s
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 02 August 2017
Një kamikaz ka sulmuar një autokolonë me trupa ndërkombëtare pranë aeroportit, në qytetin jugor të Kandaharit në Afganistan këtë të mërkurë, ndërsa konfirmohen edhe viktima.
“Jemi duke punuar për të mbledhur informacione sa më shpejt të jetë e mundur, e do të japim më shumë detaje në momentin e duhur”, thuhet në deklaratën e publikuar nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga NATO.
Një zyrtar lokal i sigurisë tha se agresori drejtoi një automjet të mbushur me eksplozivë drejt autokolonës, me të cilën u përplas. Ende nuk dihen detaje të tjera, apo të çfarë kombësie janë viktimat.
Një dëshmitar i agjencisë së lajmeve “Reuters” tha se helikopterë ushtarakë zbritën në vendngjarje të paktën 4 herë. Në aeroportin e Kandaharit ndodhet një nga bazat më të mëdha ushtarake të trupave ndërkombëtare, të cilët ndihmojnë forcat afgane të sigurisë.
Koalicioni ka ende afro 13 mijë trupa nga 39 vende të ndryshme të aleancës si pjesë e misionit trajnues, këshillues dhe ndihmës ndaj trupave afgane, të cilët nga ana e tyre po hasin vështirësi në administrimin e ringjalljes së kryengritësve talebanë.
Komandantë ushtarakë amerikanë në Afganistan kanë kërkuar prej kohësh shtimin e disa mijëra trupave në atje, por kërkesa e tyre ka ngecur ende në Uashington, ku presidenti Donald Trump ka shfaqur skepticizëm mbi zgjatjen e angazhimit amerikan në Afganistan.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...

































