Nga Ristani tek Selami, kush pritet të largohet dhe kush do qëndrojë
Autori: Gazeta inFokus
08:59 | 02 August 2017
Muaji shtator do të sjellë ndryshime mjaft të rëndësishme në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike. Kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha do të ndërmarrë një spastrim të partisë nga kundërshtarët, duke emëruar në vendet kyçe të lidershipit të PD-së njerëzit e tij të besuar. Mësohet se një rol mjaft të rëndësishëm pritet t’I besohet ish-rivalit të Bashës për kreun e partisë Eduard Selami. Kandidatit për kryetar mund t’I besohet një nga postet më të rëndësishëm në parti pas Bashës, ai i nënkryetarit ose i sekretarit të përgjithshëm.
Nga të parët që priten të largohen është Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm. Ristani pritet të largohet ndoshta edhe me vullnet të lirë nga posti numër 2 i PD-së. Ai ka shfaqur rezerva kundrejt lidereshipit të Bashës që në momentin ku u la i katërti në listën për deputetë në qarkun e Vlorës.
Një tjetër bashkëpunët i ngushtë i Bashës në 4 vitet e fundit Enno Bozdo rrezikon të humbasë beneficet e tij duke u larguar nga njëri prej posteve më të rëndësishme, atë të sekretarit organizativ në PD. Të tjerë emra që mund të largohen nga postet qendrore të PD pritet të jenë edhe drejtuesit e departamente që dolën hapur kundër Bashës, ndër emra që veçohen: Zana Guxholli, Endira Bushati, Arben Skënderi, sekretarja për çështjet e rinisë Valbona Mezini.
Fshesa e largimeve në postet drejtues organizative dhe strukturore të PD pritet të përfshijë edhe emra të njohur që publikisht kanë kritikuar lidershipin demokrat si: Julian Deda, Kreshnik Çollaku, Fabian Topollaj.
Pritet të marrë një post të rëndësishëm Eduart Selami, i cili me ristrukturimin e kupolës qendrore mund të jetë numri 2 i PD-së. Selami mund të emërohet nënkryetar ose sekretar i përgjithshëm i partisë.
Deputetja Dhurata Çupi pritet që të promovet ndjeshëm nga Basha. Çupi mund të vihet nga PD-ja si nënkryetare e Kuvendit një post që i takon opozitës. Grupin parlamentar të PD-së në Kuvend mund ta kryesojë Enkelejd Alibeaj ndërsa sekretar i këtij grupi mund të jetë ish-kryetari Eduart Paloka. Zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së mund të bëhet Grida Duma. Ndërsa Edmond Spaho mund të jetë nënkryetar grupit parlamentar, por me shumë gjasa nuk do të mbajë më funksionin e nënkryetarit të Partisë.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...


































