Rozë

“Çfarë k**** bëj ende në këtë vend?!” Vrasja e 22-vjeçarit indinjon këngëtarin shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 01 August 2017

Lajmi për vrasjen me thikë të një 22-vjeçari në Tiranë ka sjellë revoltën e këngëtarit të njohur Kastro Zizo.

Ai shprehet i keq ardhur se si jeta e një të riu mund të merret pa të keq, nga një motiv banal siç ishte ai i sherrit për një karikues telefoni. Disa gango të gatshëm për të vrarë, i quan Zizo autorët e këtij krimi, ku me indinjatë thotë se në këtë vend për të mbijetuar duhet mbajtur thikë me vete!!

“E çfarë mund të them më shumë ndaj një brezi KURVE që po rritet?! Një djalë që iku pa dalë akoma në jetë…një familje e shuar shpirtërisht nga disa “gango” që për të vënë emër janë të gatshëm të vrasin! S’di kujt t’ja ve gishtin por jam aq i indinjuar saqe s’kam fjale…u zgjova me nje lajm si ky dhe pyes veten thellë: Çfare k**** bëj ende në këtë vend që për të “mbijetuar” duhet të mbaj thikë me vete se ndryshe rrezikoj?! S’kam fjale… Ngushellime familja”, shkruan këngëtari në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera