Cila është lidhja midis qeshjes dhe sëmundjes?
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 01 August 2017
Zakonisht qeshim për shkak se diçka është argëtuese dhe tërheq vëmendjen, mirëpo ndonjëherë edhe sulmi i të qeshurit mund të jetë simptomë serioze mjekësore.
Hulumtimet tregojnë që vetëm në një prej pesë rasteve qeshja ka të bëjë me humorin. Kur qeshim me qëllim apo shumë herë pa kurrfarë arsyeje, në pah del qeshja patologjike.
Kjo është shenjë e gjendjes së rrënuar shëndetësore dhe e ndikimit në sistemin nervor, ndërkaq shkencëtarët po merren seriozisht me këtë fenomen.
Qeshja patologjike zakonisht nuk është e lidhur me humorin, gjendjen e mirë shpirtërore apo me cilëndo formë të shfaqjes së lumturisë.
Truri dërgon sinjale të cilat kontrollojnë veprimet të cilat i bëjmë, të pavetëdijshme sikur frymëmarrja, por edhe me vullnet sikur ecja apo qeshja.
Kur ato sinjale dështojnë për shkak të kushteve siç janë çekuilibri kimik, parregullsitë gjatë lindjes, mund të shkaktojnë qeshje të pazakonshme.
Kirurgët dhe neurologët u ndihmojnë njerëzve të cilët kanë tumore apo fshikëza në tru. Me heqjen e tyre eliminohet edhe presioni në ato pjesë të trurit të cilat shkaktojnë sulmet e të qeshurit.
Sulmi akut në tru gjithashtu mund të jetë njëri ndër shkaktarët.
Qeshja është njëra ndër simptomat e Sindromës së Angelmanovit dhe Turetovit, transmeton Telegrafi.
Sindroma e parë është çrregullim i rrallë i kromozomeve i cili ndikon në sistemin nervor. Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sindromë nuk mund të flasin dhe shfaqin sjellje të lumtura apo të shqetësuara”.
Sindroma e dytë (e Turetovit) është çrregullim neurobiologjik dhe shërimi zakonisht nuk është i nevojshëm nëse nuk çon në ndërprerje të aktiviteteve të përditshme. Ilaçet dhe psikoterapia mund t’u ndihmojnë pacientëve që të kontrollojnë ndikimin e tyre.
E gjithë kjo disi nuk do të thotë që duhet të mos bëjnë shaka, të mos shoqërohen dhe të caktohet kontroll te mjeku, por e kundërta.
Qeshja dhe sëmundja shpesh përmenden së bashku, madje kryesisht në diskutimet mbi aspektet pozitive të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve.
Qeshja çliron bllokadat në fushën energjike, tajit endorfinë, ndihmon në ndërtimin e karakterit, kur qeshemi “në llogari vetjake”, përvoja dhe përjetimi i situatave në të cilat gjendemi bëhen të ndryshme.
Favoret e qeshjes janë të shumta, në këtë nuk ka dyshim, dhe qeshja është investim i mirë i përditshëm.
Të tjera
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...