Operacioni “Fundi i korrikut”: Policia u shkojnë edhe në banesë, ajo çfarë zbulojnë fundos keq babë e bir (Video)
Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 01 August 2017
Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 55 kg drogë gjatë një operacioni duke arrestuar babë e bir. Sipas të dhënave zyrtare, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “END OF JULY” (Fundi i korrikut).
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.
Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek qendra tregtare “C*** I****”, duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, të cilin e drejtonte shtetasi Avni Elezi.
Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristike si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.
Duke qenë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”.
Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve: Avni Elezi, 34 vjeç dhe Bajram Elezi, 66 vjeç, atë dhe bir, banues në fshatin Mener.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 55 kg lëndë narkotike. – automjeti tip “Ford Focus”. – 2 telefona celularë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”. /bw/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































