Lajme

Shpëtohen nga skllavëria 1700 gra jazidi

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 01 August 2017

Një aktivist i të drejtave të izedive në Irak  i cili ndihmon në gjetjen dhe shpëtimin e grave dhe vajzave të komunitetit izedi të zëna rob nga terroristët e ISIS, ka thënë se deri më tani janë shpëtuar 1700 gra të këtij komuniteti, që mbaheshin në Raka të Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik, ky aktivist me emrin Ali Husein Al Khansuri, ka thënë se së bashku me anëtarët e grupit të tij, kanë shpëtuar 1700 gra izedi që ishin zënë rob nga terroristët e ISIS nga viti 2014. Ai ka shtuar: ISIS tani ka transferuar tregun për shitjen e shkalleve në Raka të Sirisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera