Flet për herë të parë Vuçiç: Për “Ballistin” kemi bërë gjithçka
Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 31 July 2017
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës. Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.
“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.
“Ballisti” quhet huligani shqiptar dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.
Nuk dihet se kur është ngritur akuza ndaj tij dhe mediat thonë se vëllai i Morinës ka kërcënuar nëse do të vijë deri tek ekstradimi.
James Montague, gazetari që shkruajti i pari në “The Neë York Times” për “Ballistin”, e ka takuar javën e kaluar në burgun e Dubrovnikut. Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.
“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague, gazetar.
Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe. / Top Channel

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...






























