Lajme

Lufta në Irak, gjykata refuzon hetimin e Tony Blair

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 31 July 2017

Gjykata e Lartë britanike ka bllokuar përpjekjen për të hetuar privatisht ish-kryeministrin Tony Blair mbi luftën e Irakut.

Ish-gjenerali irakian, Abdul Wahed Shannan Al Rabbat e kishte akuzuar ish-kreun e ekzekutivit britanik për kryerjen e “krimit të agresionit” duke pushtuar Irakun në vitin 2003. Megjithatë, një krim i tillë nuk ekziston në Angli apo Uells, ndaj dhe gjykata vendosi se nuk ka asnjë perspektivë që kjo çështje të vijojë më tej me sukses.

Gjenerali kishte kërkuar hetimin e Blairit, ish-Sekretarit të Jashtëm Jack Straw, si dhe ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Lord Goldsmith. Vitin e kaluar, gjykata “Westminster Magistrates” kishte refuzuar kërkesën e Al Rabbat për të nisur një hetim privat.

-Advertisement-

Për këtë arsye, ai kërkoi një rishikim gjyqësor, në përpjekje për të mbërritur deri te Gjykata Supreme, më e larta në Britaninë e Madhe, për të kthyer vendimin e vitit 2006 të Dhomës së Lordëve, sipas të cilit nuk ekzistonte një krim i tillë si ai i agresionit bazuar në ligjet e Anglisë dhe Uellsit.

Kryeprokurori i Britanisë kishte ndërhyrë më herët në këtë rast, duke nxitur Gjykatën e Lartë të bllokonte këtë padi me justifikimin se ishte diçka e pashpresë. Duke reaguar tashmë pas vendimit, një zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm tha se rasti në fjalë ka ngritur “çështje të rëndësishme mbi fushëveprimin e ligjeve penale”.

“Duhet t’i lihet në dorë Parlamentit, e jo gjykatave, krijimi i shkeljeve të reja penale. Ky parim është mbajtur parasysh kur Dhoma e Lordëve vendosi në vitin 2006 se ‘krimi i agresionit’ nuk ekzistonte në ligjet angleze. Në këtë sfidë ligjore, ne argumentuam se kjo bazë qëndronte edhe në kohet e sotme, ndaj dhe gjykata ra dakord me ne”.

Në vitin 2003, Britania e Madhe iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar Saddam Husseinin, pasi presidenti amerikan George W. Bush dhe Tony Blair e akuzuan Irakun për zotërim të armëve të shkatërrimit në masë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera