Kurti: Kuletat e popullit bosh ndërsa të politikanëve të stërfryra me miliona e miliarda
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 31 July 2017
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendojse, Albin Kurti, përmes një postmi në “facebook” ka shkruar se Vetëvendosje don të marrë pushtetin për dallim nga partitë e tjera që duan të jenë vet pushteti.
Kurti ka thënë gjithashtu se këto parti kanë bërë që kuletat e qytetarëve të jenë të zbarazëta saqë ta hapësh të vie të qash ndërsa kuletat e politiaknëve janë stërfryrë me miliona e miliarda, tranmseton Infokusi.com
Postimin e plotë të Kurtit bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“Ata që pushtetin e kanë qëllim vetjak dhe ne që e kemi mjet politik
Fitorja në politikën kosovare është keqkuptuar duke u degraduar në fitore elektorale. Lëvizja nuk duhet (vetëm) ta marrë pushtetin, por (njëkohësisht) ta zëvendësojë atë me një lloj të ri të pushtetit. Dhe, është pikërisht VETËVENDOSJE! dhe vetëm ajo që don ta marrë pushtetin. Partitë tjera në Kosovë nuk duan ta marrin pushtetin. Ato duan të jenë pushteti. Vetëm Lëvizja jonë don ta marrë pushtetin siç merret një mjet, për të realizuar pra qëllimet politike që derivojnë nga koncepti ynë. Ndërsa të tjerët nuk duan ta marrin pushtetin sepse nuk e shohin atë si mjet; ata duan të jenë pushteti, sepse pushteti për ta është vetëm qëllim dhe i vetmi qëllim.
Por cilat janë synimet tona, për ç’arsye duam ne ta marrim pushtetin? Arsyet janë të shumta, e njërën prej tyre e keni të gjithë me vete, të nderuar lexues. Ajo është kuleta juaj. Kuleta e njerëzve të Kosovës së varfëruar është bërë si qepa: kur e hap të detyron të qash.
Si u bë e mundur që kuletat e njerëzve të thjeshtë janë zbrazur, ndërsa kontot e pushtetarëve, privatizuesve e haraçxhinjve janë stërfryrë me miliona e miliarda?
Kjo ka ndodhur sepse këta pushtetarë të partive të vjetra e kanë dashur buxhetin dhe i kanë përdorur qytetarët. Ndërsa ne kudo që do të qeverisim, udhëhiqemi nga parimet tona: ne qytetarët i duam, ndërsa buxhetin e përdorim.
Pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët. Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e VETËVENDOSJE!-s, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët.
Gënjeshtrat kanë ardhur dhe ende vijnë prej lart. E vërteta vjen prej poshtë, prej popullit, siç erdhi në 11 qershor.
Dhe kjo e vërtetë bën të mundur që ne të marrim pushtetin e ta transformojmë atë, të vijë zhvillimi e drejtësia. Për ata që sollën prapambetje dhe padrejtësi, fitorja jonë sjell mundësinë që të shfryhen duke ofenduar, deri sa t’iu vijë thirrja prej gjykatave.”/INFOKUSI

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































