Lajme

Zaev: Zvërlevski do të shkarkohet përpara zgjedhjeve lokale

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 31 July 2017

Deputetët do të veprojnë në mënyrë që prokurori publik ,Marko Zvërlevski të shkarkohet para zgjedhjeve lokale, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Unë pres që edhe para pushimit vjetor deputetët ta bëjnë këtë, pasi ndryshe do të ishte banale. Procedurat janë të qarta dhe kam besim në efikasitetin e Parlamentin, pasi efektiviteti i Parlamentit do ta lëvizë Maqedoninë përpara”, tha mes tjerash Zaev. Ai foli edhe për aspiratat e Maqedonisë, duke thënë se shteti e ka vendin në organizatat evropiane.

Ai tha se do të tentojë që t’i përmirësojë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët. Këto deklarata Zaev i bëri gjatë pjesëmarrjes në ditët e hapura të trajnimeve të përbashkëta të ARM-së dhe forcave amerikane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera