Lajme

Tregu i automjeteve, Volkswagen bie nga froni

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 31 July 2017

Volkswagen është rrëzuar nga froni. Grupi gjerman ka shitur më pak makina në 6 muajt e parë të vitit, krahasuar me aleancën rivale mes Renault dhe Nissan.

Kjo është hera e parë, që koalicioni franko-japonez i prodhuesve të makinave, që përfshin edhe anëtarin më të ri, Mitsubishi, kryeson renditjen në shitjet globale.

Aleanca Renault-Nissan lajmëroi se ka shitur 5.268.079 automjete në gjysmën e parë të vitit. Kjo shifër e lë pas atë prej 5.155.591 automjetesh të shitura nga Volkswagen në të njëjtën periudhë, pasuar nga Toyota në vendin e tretë me 5.129.000.

-Advertisement-

Renault-Nissan është ndihmuar në shitje edhe nga Mitsubishi, që iu bashkua aleancës në tetor të vitit 2016. Marka japoneze, që në tregjet amerikane dhe ato kineze është më e shitura, ka kontribuar me rreth 500 mijë automjete të shitura në shifrën totale të grupit.

E ndërsa Volkswagen ishte prapa në shitjet gjashtëmujore, sidoqoftë do të jetë në gjendje të pretendojë fronin për shitjet vjetore. Volkswagen rrëzoi nga froni Toyotën në vitin 2016, pas 4 vitesh radhazi dominimi të kompanisë japoneze.

“General Motors” e ka fituar titullin ndërkohë në vitin 2011. Lajmi vjen ndërsa Volkswagen, që është kompania mëmë për Audin dhe Porschen, përballet me telashe në biznes. Ajo ka pranuar të paguajë miliarda dollarë gjoba dhe është shpallur fajtore për akuza kriminale në SHBA, pas skandalit në lidhje me emetimet.

Por, javën e kaluar, Audi tha se do të modifikojë 850 mijë makina “Diesel” për të përmirësuar emetimet. Të enjten, Gjermania tërhoqi dhjetëra e mijëra Porsche, pasi zbuloi se ato ishin të pajisura me një mekanizëm të paautorizuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera