Shëndetësi

Zbulohet edhe ky studim për kafen…lidhet me vdekshmëninë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 31 July 2017

Sekreti i nji jete të gjatë mundet me qenë tre gota kafe, mbasi nji studim historik zbulon se kafja zvogëlon rrezikun e vdekjes nga të gjitha smundjet.

Shkencëtarët në Imperial College London kanë zbulue se njerëzit që pijnë kafe munden me jetue ma gjatë se sa ata që nuk pijnë.

Edhe kafja që i hiqet kafeina ka nji efekt të ngjashëm. Të dhanat vijnë mbas nji studimi të madh, ku shkencëtarët analizuen të dhanat nga rreth gjysë milion njerëz nga 10 vende europiane, përfshi Britaninë e Madhe, ku synimi ishte eksplorimi i efektit të konsumit të kafes në rrezikun e vdekshmënisë.

-Advertisement-

Hulumtuesit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) dhe Imperial College London zbuluen se nivelet ma të nalta të konsumit të kafes ishin shoqnue me nji rrezik të reduktuem të vdekjes, veçanërisht nga smundjet e qarkullimit të gjakut dhe smundjet që lidhen me traktin e tretjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera