Lajme

Të shtëna me armë në Kamzë, breshëri plumbash mbi “Audi-n”

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 31 July 2017

Bresheri plumbash mbi nje makine te parkuar ne nje lagje te Kamzes, gjate mesnates kane terrorizuar banoret.

Policia e Shtetit ne nje informacion paraprak lidhur me ngjarjen ben me dije se më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë”, në Kamëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C. Nuk ka patur dëmtime në njerëz.

-Advertisement-

Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy