Lajme

Ministria e Kulturës do të analizojë projektin “Shkupi 2014”

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 31 July 2017

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, më 28 korrik formoi grup pune për përpiliminj e një analize për realizimet dhe pasojat projektit “Shkupi 2014”. Qëllimi i kësaj lëvizje është të bëhet vlerësim i të gjitha aspekteve nga projekti nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës.

Koordinator në grupin e punës është profesori universitar Mirosllav Gërçev, ndërsa anëtarë tjerë janë Nikolla Naumovski, Martin Panovski, Donka Barxhieva dhe Zllatko Teodosievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mbledhjen e parë anëtarët e grupit të punës konstatuan se më prioritare do të jetë të bëjnë inventarin e gjitha objekteve të projektit “Shkupi 2014″, që do të jetë pjesë e analizës. Anëtarët gjithashtu kanë konstatuar se do të jetë e nevojshme formimi i ekipeve speciale, nga profesorë të dëshmuar, të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme të projektit”, informojnë nga Ministria e Kulturës.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të BIRN, në projektin “Shkupi 2014” deri tani janë harxhuar mbi 683 milionë euro, për ndërtimin e 137 objekteve të dokumentuara./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera