Lajme

Është miratuar memorandum bashkëpunimi për gaz natyror midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 29 July 2017

Qeveria në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për bashkëpunim në sferën e gazit natyror midis Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë.

Lidhur me këtë, Qeveria e ka autorizuar ministrin e Ekonomisë që ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim midis dy vendeve.

“Siç u vlerësua, ky bashkëpunim do të mundësojë lidhje të re të drejtpërdrejtë midis dy sistemeve për gaz natyror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

-Advertisement-

Qeveria e re në Maqedoni ka filluar që të ketë qasje të ndryshme me Bullgarinë, ndërsa më 1 gusht pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë, që nga OBRM-PDUKM-ja cilësohet si shkelëse e interesave kombëtare dhe shtetërore./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera