Tmerr në Berat, vajza shkon te tezja, por burri i saj e përdhunon
Autori: Gazeta inFokus
09:13 | 29 July 2017
Kishte shkuar te tezja e saj prej disa ditësh për të kaluar pushimet e verës, por akuzon bashkëshortin e saj për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Një vajzë vetëm 15 vjeçe, nga një fshat i rrethit të Beratit ka denoncuar në organin blu, bashkëshortin e tezes së saj për përdhunim. Burime zyrtare pranë këtij organi bëjnë me dije se vajza e shoqëruar nga nëna e saj dhe në prani të psikologut ka dëshmuar se ndaj saj është ushtruar dhunë seksuale gjatë qëndrimit te shtëpia e tezes së saj për disa ditë me pushime në përfundim të sezonit shkollor.
15-vjeçarja me inicialet R.K., mësohet se tri ditë më parë ndodhej në banesën e të arrestuarit Resmi Turani, në fshatin Duhanas të rrethit të Beratit, ku dhe dyshohet se ka rënë pre e dhunës seksuale nga ky i fundit. Vajza mësohet se ishte kthyer në banesë, në një tjetër fshat të zonës dhe kishte shprehur shqetësimin për çfarë i kishte ndodhur gjatë qëndrimit në banesën e tezes së saj. Menjëherë, nëna e saj mësohet se ka shoqëruar vajzën në Polici, ku në prani dhe të një psikologu është bërë marrja e deklaratës.
Sipas dëshmisë së vajzës gjatë kohës që është ndodhur vetëm në banesë, pasi tezja me dy fëmijët kishin shkruar për të kryer disa punë në tokat e tyre, burri i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. “Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R.T., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat”, bën me dije zyrtarisht Policia./panorama

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...






























