PDK: Këta janë 57 militantët e Vetëvendosjes të rehatuar në Ndërmarrjen Banesore të Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 27 July 2017
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot ka bërë publik emrat e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje të punësuar në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës.
Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i ikë llogaridhënies për punësimin e 486 personave në dy vjetët e fundit, shumica e të cilëve janë pjesë e rrjetit të dhunshëm të Dardan Molliqajt.
Cakolli ka thënë se nuk është çerdhe e punësimit të militantëve të Vetëvendosjes vetëm administrata e Komunës së Prishtinës, por edhe ndërmarrjet publike që administrohen nga bandat e tyre.
Ai ka prezantuar fakte të tjera për punësimin e militantëve të Vetëvendosjes në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, kryetar i bordit të së cilës është Lazër Nrecaj, kurse kryeshef, Nexhat Kryeziu, që të dy këta kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ndërmarrja Banesore e Prishtinës gjatë viteve 2015-2016 ka punësuar mbi 35 militantë të bandës së Vetëvendosjes me kontrata dhe 22 të tjerë për shërbime të veçanta, ku shumica e tyre vijnë nga qytete të tjera dhe aktivitet kryesorë kanë pasur hedhjen e gurëve, molotovit dhe përcjelljen e njerëzve me direktiva të Dardan Molliqajt”, ka thënë Cakolli.
Sipas tij, Ndërmarrja Banesore e Prishtinës, sipas planit të biznesit të vitit 2014, kishte të planifikuar 73 punëtorë. Kurse, pas marrjes nën menaxhim nga banda e Dardan Molliqajt, sot kjo ndërmarrje ka mbi 120 të punësuar.
“Nëse i referohemi planeve të biznesit të ndërmarrjes pas vitit 2014, ajo nuk ka ndonjë aktivitet shtesë, që do të arsyetonte këtë rritje prej 80 për qind të numrit të të punësuarve”, ka thënë ai, duke prezantuar edhe listën e të punësuarve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë ndërmarrje banesore.
Cakolli ka prezantuar edhe një hulumtim të shkurtër në rrjete sociale dhe shumica e tyre bëjnë edhe propagandë politike për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sekretari i degës së PDK-së, Bujar Cakolli, ka thënë se pjesa dërmuese e këtyre militantëve janë pjesë e rrjetit të dhunshëm të Dardan Molliqajt, i cili bashkë me Albin Kurtin, gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë pushuar asnjëherë së foluri për kapjen e shtetit, por në të njëjtën kohë, përveçse kanë dhunuar demokracinë tonë të brishtë, kanë kapur edhe Komunën e Prishtinës.
Të tjera
-
Kina zotohet të sigurojë stabilitetin e zinxhirëve industrialë globalë të furnizimit
Kina do të vazhdojë të ndërmarrë veprime konkrete, për të siguruar zinxhirë t...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...