Gjykata Evropiane lejon deportimin e azilkërkuesve
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 27 July 2017
Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka vendosur një ligj që i detyron refugjatët të kërkojnë azil në vendin e parë në të cilin hyjnë, aplikohet edhe në rrethana të jashtëzakonshme.
Rasti, i ngritur nga Austria dhe Sllovenia, mund të prekë të ardhmen e qindra njerëzve të mbërritur në bllok gjatë krizës së emigrantëve të viteve 2015-2016. Vendimi, konkretisht kishte të bënte me dy familje afgane dhe një siriane që aplikuan për azil pasi u larguan nga Kroacia. Gjykata thotë se është përgjegjësi e Kroacisë të vendosë për rastin e tyre. Kriza arriti kulmin gjatë verës së 2015, kur një milionë emigrantë dhe refugjatë udhëtuan përmes Ballkanit Perëndimor. Nën të ashtuquajturën rregullore të “Dublinit”, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së në të cilin hyjnë. Por, gjermania pezulloi rregulloren e “Dublinit” për refugjatët sirianë, duke ndaluar deportimet në vendet nga ku kishin ardhur. Nga gushti 2015, qindra e ndonjëherë edhe mijëra vetë, hynin në Austri çdo ditë, fillimisht përmes Hungarisë dhe më pas përmes Sllovenisë. Shumë donin të udhëtonin drejt Gjermanisë, por rreth 90 mijë vetë aplikuan për azil në Austri, shifër kjo ekuivalente me 1 për qind të popullatës së saj. Mes tyre, dy motra afgane dhe fëmijët e tyre që hynë në kufirin austriak në shkurt 2016. Sipas avokatit të tyre, ato kishin hyrë në Austri me mjete transporti të pajtuara dhe organizuara nga qeveria austriake dhe qeveri të tjera. Por, ndryshe nga shumë afganë të tjerë, atyre nuk iu dha azili. Autoritetet austriake vendosën që të deportoheshin në Kroaci, pikën e tyre të hyrjes në be sipas rregullores së Dublinit. Motrat e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, bashkë me një shtetas sirian në slloveni, që ndodhej në situatë të ngjashme. Dhe gjykata vendosi që kalimi i kufirit kroat nga ana e tyre duhet të konsiderohej i parregullt bazuar në kornizën e “Dublinit”. Vetëm sepse një shtet i BE lejon qytetarët jo europianë të hyjnë në territorin e tij mbi baza humanitare, ky autorizim nuk është i vlefshëm në vende të tjera të BE. Vendimi, sipas ekspertëve do të prekë me qindra azilkërkues.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































