Mishi i kuq nxit reagimin imunitar që shkakton kancerin
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 27 July 2017
Mishi i kuq është ndërlidhur me kancerin për dekada të tëra, me hulumtimet që sugjerojnë se ngrënia e sasive të mëdha të mishit të derrit, viçit ose qengjit e rrit rrezikun e tumoreve vdekjeprurëse.
Por, për herë të parë shkencëtarët mendojnë se e dinë se çfarë e shkakton efektin. Trupi, me sa duket, e sheh mishin e kuq si një pushtues të huaj dhe e ndez një reagim toksik imunitar.
Hulumtuesit kanë qenë gjithmonë në mëdyshje rreth asaj se si gjitarët e tjerë mund të hanë shumë mish të kuq pa pasoja shëndetësore negative.
Tani ata kanë zbuluar se mishi i derrit, viçit dhe qengjit e përmban një sheqer që prodhohet natyrshëm nga mishngrënësit e tjerë, por jo njerëzit.
Kjo do të thotë se kur njerëzit hanë mish të kuq, trupi e shkakton një reagim imunitar ndaj sheqerit të jashtëm, duke prodhuar antitrupa të cilat ndezin inflamacion, dhe eventualisht kancerin.
Tek mishngrënësit e tjerë, sistemi imunitar nuk aktivizohet, sepse sheqeri – i quajtur Neu5Gc – është tashmë në trup. Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë dëshmuar se minjtë që ishin inxhinieruar gjenetikisht për të mos prodhuar Neu5Gc në mënyrë natyrale, zhvilluan tumore kur u ishte dhënë ky sheqer për ta konsumuar.
“Kjo është hera e parë që kemi treguar direkt se, duke e imituar gjendjen e saktë në njerëz, rriten kanceret spontane në minj,” tha dr. Ajit Varki, profesor i Mjekësisë dhe Medicinës Qelizore dhe Molekulare në Universitetin e Kalifornisë. Prova e fundit në njerëzit do të jetë shumë më e vështirë për t’u arritur.
Ky punim gjithashtu mund të ndihmojë që të shpjegohen lidhjet e mundshme të konsumit të mishit të kuq me sëmundje të tjera të shkaktuara nga inflamacioni kronik, si arteroskleroza dhe diabeti i tipit 2.
“Sigurisht, sasitë e moderuara të mishit të kuq mund të jenë një burim i të ushqyerit të mirë tek të rinjtë. Shpresojmë se puna jonë përfundimisht do të çojë në zgjidhje praktike për këtë dilemë,” shtoi ai.
Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave, vitaminave dhe mineraleve, por gjithnjë e më shumë hulumtime sugjerojnë se sasitë e tepërta janë të këqija për shëndetin afatgjatë.
Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të mos hahet më shumë se 70g në ditë, ekuivalentja e tre fetave të proshutës, një kotlet qengji ose dy feta pjekje viçi në ditë.
Një studim i publikuar nga Universiteti i Harvardit në qershor sugjeroi se dieta me shumë mish të kuq e rrit rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë për 22 për qind.
Në vitin 2005, një studim zbuloi se personat të cilët kishin ngrënë rregullisht 160g mish të kuq në ditë kishin rrezik 1/3 herë më të lartë të kancerit të zorrëve.
Personi mesatar në Britani të Madhe konsumon 70g mish në ditë (88g në mesin e meshkujve, 52g në mesin e femrave), por 33 për qind hanë më shumë se 100g në ditë.
Hulumtimet e mëparshme sugjeronin se një pigment në mishin e kuq mund ta dëmtojë ADN-në e qelizave në mukozën e sistemit të tretjes.
Hulumtimi i ri është publikuar në internet në Proceedings of the National Academy of Sciences.
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...