Lifestyle

Mos i dhunoni fëmijët, ata janë modeli juaj!

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 26 July 2017

Vazhdojmë të hasim në rrugë, nëna apo baballarë, që keqtrajtojnë fëmijët e tyre. Ajo, që bie në sy në këto pamje, është fakti, që prindërve nuk u shkon në mendje, që janë në publik dhe po i fyejnë fëmijët e tyre përpara gjithë botës. Të paktën fëmijët kështu e përjetojnë.

Nga Lira Gjika
Pediatre

U bërtasin, i godasin, deri u shkulin edhe veshin, pa e ditur dhe pa u menduar se çfarë ndjen fëmija, çfarë pasojash kanë këto veprime dhe kjo sjellje e të rriturit te i parrituri.

-Advertisement-

Janë të pushtuar nga inati i tyre dhe nuk ekziston gjë tjetër, as detyra, as përgjegjësia dhe as ajo “dashuria” për fëmijën, që e përdorin si mburojë.

I duan fëmijët të edukuar, kur vetë sillen si të munden. I thonë fëmijës të sillet mirë, kur vetë nuk dinë të sillen. Asnjëherë nuk u ka shkuar në mend, që janë ata janë modeli juaj.

Nëse të rriturit sillen pa u menduar, fëmija do të jetë konfuz dhe nuk do të dijë se si të sillet në publik, apo kur është në një mjedis familjar.

Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, që ai është gjithë kohën nën pushtetin e frikës dhe të pasigurisë, se cila është mënyra më e mirë, apo fjala e duhur?

Një pediatër i madh dikur tha: “Nëse doni, që fëmijët të bëhen të mirë, t’ju respektojnë dhe nderojnë, respektojini ju prindër të parët dhe ata nuk do të bëjnë ndryshe.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy