Lajme

25-vjeçari tenton të vrasë punëtorët e firmës

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 26 July 2017

Një 25-vjeçar nga Biza e Krujës ka rrëmbyer automatikun dhe ka tentuar të vrasë punëtorët e një firme që po merret me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë.

Eduart Gjika, 25 vjeç, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik për motive pronësie punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një automatik model 56 dhe një krehër me 28 fishekë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera