Lajme

Edhe zyrtarët e BIK po marrin pjesë në debatin për xhaminë

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 25 July 2017

Asamblistët e Kuvendit komunal të Prishtinës sot pritet që të debatojnë edhe për ndërtimin e xhamisë së re afër Postës kryesore në Prishtinë.

Për ta ndjekur nga afër këtë debat në mbledhjen e Kuvendit Komunal kanë ardhur edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës si kryeimami Sabri Bajgora, sekretari i BIK-ut Resul Rexhepi dhe përfaqësues tjerë.

Ndërtimi i xhamisë kryesore në Prishtinë ka zgjuar reagime të shumta pasi që komuna e Prishtinës ende nuk po ia jep lejen për ndërtim me arsyetimin se arkitektura e xhamisë duhet t’i përshtatet imazhit të Kosovës.

-Advertisement-

Disa qytetarë të Prishtinës me anë të një peticioni kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në Prishtinë. Por BIK është këmbëngulës se xhamia do të ndërtohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera