Por, tanimë nuk keni pse të shqetësoheni për këto njolla të zakonshme, sepse heqja e tyre është më e lehtë nga sa mendoni. Për këtë ju nevojitet vetëm kjo përzierje me qumësht.
Përbërësit:
2 gota qumësht
1 gotë uthull e bardhë
Përgatitja dhe përdorimi:
Vendosni rrobën e njollosur në një enë të cekët në mënyrë që ajo të mbulohet plotësisht nga përzierja. Hidhni qumështin dhe sigurohuni që të mbulojë plotësisht njollën.
Shtoni më pas uthullën e bardhë. Lërini përgjatë gjithë natës në mënyrë që përbërësit të kenë mundësi të veprojnë plotësisht. Largojini më pas nga përzierja dhe lajini si zakonisht.