Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana me 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje
Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 24 July 2017
Brenda pesë viteve Tirana do të jetë si Korça, do të ketë 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje, ka qënë premtimi i kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj
Ai u shpreh se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.
Ai theksoi se modeli për t’u ndjekur është pikërisht qyteti i Korçës, i cili falë çmimit 65 lek/m3 të ujit, siguroi investimin e nevojshëm dhe në të njëjtën kohë u siguroi qytetarëve të vet ujë 24 orë.
“Me rregullimin që do të bëjmë, ku uji në Tiranë të paktën të paguhet sa në Bathore, për t’u siguruar që kemi investime dhe të vazhdojmë me këtë cilësi, atëherë do të kapim fatin e Korçës, ku Korça ka sot ujë 24 orë. Do ta kapim ujin 24 orë në Tiranë në 5 vitet e ardhshme”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, teksa përuroi rrugën e re “Dalip Topi” në Njësinë Administrative Nr. 3.
Ai theksoi se rregullimi i çmimit me 20 lekë do mundësojë që UKT të bëhet një ndërmarrje më e besueshme edhe për bankat dhe investitorët e tjerë, të cilat mund t’i japin kredi për të kryer investimet e nevojshme në ujëmbledhës, ashtu edhe në linjat dhe rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare në qytet, ku nuk është ndërhyrë prej dekadash me radhë.
“Për të gjithë ata që janë skeptikë se nëse shtesa vetëm 20 lekë ia vlen, unë u them se ia vlen. Shembulli i Korçës, i cili është sot qyteti i vetëm që ka ujë 24 orë në Shqipëri është një shembull që na jep garanci se në Tiranë, me mundësimin e kredive nga BERZH-i, Banka Botërore, KFV dhe të gjitha bankat e zhvillimit, për të transformuar rrjetin e ujësjellësit që nuk është prekur prej 20 e ca vitesh, besoj se brenda 5 vitesh do të kemi 24 orë ujë në Tiranë”, tha Veliaj.
Ndaj, ai u shpreh i sigurtë se ashtu siç ka ndodhur edhe me një sërë sfidash të tjera, Bashkia e Tiranës do ta fitojë edhe betejën për të patur ujë të pijshëm pa ndërprerje në rubinetat e konsumatorëve familjarë apo biznese.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































