Ministria raport tek Kombet e Bashkuara, ‘propozojnë’ taksa të reja për sigurinë rrugore
Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 24 July 2017
Ministria e Transporteve pranon se ka një ngërç lidhur me koordinimin institucional që lidhet ne sigurinë në rrugë.
Në një raport të dorëzuar pranë Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara (UNECE), krahas statistikave jepen edhe disa nga problematikat kyçe që hasen.
Mes të tjerave raportimi shton se duhet financim jashtë buxhetit që të mbështesë sigurinë rrugore dhe si shembull sjell mundësinë e tarifave që mund të paguhen nga kompanitë e sigurimit apo një tarifë nga kurset e ndihmës së parë të Kryqit të Kuq.
Një ndër propozimet që bëhet në dokumentin e raportuar pranë UNECE është kalimi i Komitetit Ndërministror për Sigurinë Rrugore nën varësinë direkte të Kryeministrit. Lidhur me financimin thuhet se duhet të mundësohet një fond i dedikuar që do të shkojë ekskluzivisht për projektet dhe programet e sigurisë rrugore. Informacioni për financimit duhet të jetë i aksesueshëm për publikun.
Më poshtë renditen disa nga çështjet që ngre pala shqiptare si shqetësim sa i përket situatës së sigurisë rrugore mungesa e së cilës bën që rrugët e vendit të përgjaken pothuajse çdo ditë me aksidente
Për momentin Komiteti Ndërministror i Sigurisë Rrugore nuk koordinon aktivitete në praktikë. Më tepër ka rolin e një organizmi vendimmarrës.
Ky komitet përfshin ministra të disa ministrive që mund të kenë në objektiv të tyre çështje të tjera më shqetësuese sesa siguria rrugore çka e bën të vështirë organizmin e mbledhjeve në baza të rregullta.
Sekretariati Teknik ekzistues nuk ka fuqi koordinuese dhe vetëm sa mundëson statistika dhe propozime.
Nuk ka fond të dedikuar për sigurinë rrugore.
Koordinimi me Autoritetin Rrugor Shqiptar shfaqet disi i vështirë sa i përket çështjeve të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore ka axhendën e saj (të ndarë) si përsa i përket planifikimit edhe çështjeve.
Qeverisja vendore nuk po luan ndonjë rol domethënës në menaxhimin e sigurisë rrugore mungesës së vëmendjes nga çështja dhe financimit.
Në fund nuk ka veprime të koordinuara mes një sërë aktorëve dhe s’ka mbikqyrje e masa cilësore e sistematike./monitor

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
































