Tronditëse: Dyshohet se vajzën ruse në Ksamil e goditi djali i politikanit të njohur shqiptar
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 24 July 2017
Ditën e sotme është publikuar dëshmia e nënës së ruses së vrarë në Ksamil tre ditë më parë, në të cilën ajo shprehet se ishin nisur me not nga bregu për tek “ishujt binjakë” ndërkohë që një varkë ka kaluar aty duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë, JOQ.al shkruan duke iu referuar dëshmisë së një personi që ka parë ngjarjen dhe rusen e ka vrarë djali i një politikani të rendësishëm në Shqipëri, por se askush nuk flet. Ai shprehet se të gjithë e dinë në Ksamil që pas vrasjes aksidentale të së resë ruse qëndron djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet e tij.
Kam pyetur këtu në Ksamil dhe të gjithë e dinë dhe thonë me njëri-tjetrin që autor i asaj ngjarje është djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet që ka bërë. Ai është autori i vërtetë i vrasjes dhe ka bërë ndonjë marifet me flokët e vajzës, për të ngelur faji tek ky djali nga Fieri, Ermal Fataj”, – thotë dëshmitari për JOQ.al.
Ai shton se ka qenë i pranishëm në momentin kur vajza është nxjerrë nga deti dhe se nëse do të ishte prerë nga helikat e ndonjë motori, ajo do të ishte çarë shumë dhe do të ishte mbushur deti me gjak, por askush nuk flet për gjak të rrjedhur nga trupi i vajzës, pra përjashtohet mundësia që ajo të jetë qëlluar nga ndonjë varkë/skaf apo anije me motor, por nga një jetski, e cila mund ta ketë goditur në kokë dhe ta ketë lënë të vdekur në vend.
Po ta kishte çarë varka, do ishte bërë copa, do kishte gjak në det, se helika e varkës e pret gjer në kockë njeriun, po ajo nuk është çare me varkë, por me jetski. Ai e ka qëlluar rusen me jetskinë e vet dhe është zhdukur në sekondë. Në këtë rast policia e di se kush është autori, por nuk mund të veprojë se ka frikë dhe mundohen që ti lenë fajin atij tjetrit. Unë nuk njoh personalisht asnjërin, por duhet të ndëshkohet fajtori dhe jo i pafajshmi”, – rrëfen më tej qytetari.
Dëshmitari bën me dije se kur ka vajtur policia tek viktima, Ermali ka qenë në det me varkën që punonte, pra nuk po fshihej.Nga ana tjetër, një dëshmitar tregon për rrezikun që i kanoste Ermali bregdetit.
Me atë djalin unë jam zënë verën e shkuar te 3 Ishujt sepse isha me pushime me të dashurën time. E dashura ime bashkë me një shoqen e vet u larguan paksa nga bregu duke notuar dhe ky trimi vinte afër me skafin e dajës së vet, sepse daja i vet ia ka lënë ta punojë. Ai është punëtor dhe i ngacmonte vajzat. Le që ndrinte shumë muzikën dhe e linte skafin shumë pranë bregut të detit, pranë me kokat e njerëzve”, – thotë një tjetër qytetar.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...

































