Tragjedia në Ksamil, rrëfimi tronditës i nënës ruse: Pashë trupin e vajzës që s’lëvizte
Autori: Gazeta inFokus
09:32 | 24 Korrik 2017
Tatjana Roik kishte zgjedhur Ksamilin që t’ia bënte surprizë së bijës, për të festuar 15-vjetorin e saj. Ksenia ishte fëmija i vetëm i saj dhe këtë vit ajo kishte vendosur që bashkë me të, t’i kalonte pushimet në bregdetin shqiptar.
Por siç edhe ajo është shprehur, në gjendje mjaft të tronditur, nuk e kishte menduar kurrë se këto pushime do të kishin një fund të tillë kaq tragjik. Sipas të dhënave nga burime të grupit hetimor, gruaja 53- vjeçare e ardhur nga Shën Petersburg, është marrë në pyetje në prani të një përkthyesi, por prezent ka qenë, gjatë gjithë kohës, edhe një mjek.
Kjo pasi ajo ka qenë mjaft e tronditur nga ngjarja e rëndë që i mori jetën së bijës së mes të detit. Sipas dëshmisë së dhënë nga Tatiana, ajo bashkë me vajzën e saj të vetme, Ksenia, kishte ardhur pak ditë para se të ndodhte kjo tragjedi e rëndë për të.
Më 17 korrik, Ksenia festoi ditëlindjen e saj të 15- të dhe Tatjana kishte zbuluar pikërisht Ksamilin si destinacionin e duhur për ta kaluar së bashku këtë ditë. Por vetëm 4 ditë më pas, një mjet lundrues i mori asaj jetën, pasi e përplasi teksa po notonte në det.
“Ishte hera e parë që vinim në Shqipëri. Ksenian e kisha fëmijë të vetëm dhe doja ta festonte ditëlindjen e saj të 15-të në një vend që nuk kishim qenë më parë. Ksamili m’u duk vendi i duhur, por kurrë nuk e kisha menduar se pushimet tona do të përfundonin kështu”, është shprehur para hetimorëve 53- vjeçarja ruse, raporton “Panorama”.
Gjatë gjithë kohës, pranë i ka qëndruar një mjek, pasi për shkak të traumës së përjetuar ajo thuajse nuk ka qenë në gjendje të flasë. Por për shkak se dëshmia e saj mund të kishte të dhëna që do t’i shërbenin hetimit dhe identifikimit të autorit që përplasi për vdekje të bijën, është parë e arsyeshme t’i merrej dëshmia edhe në gjendjen që ka qenë.
Burime nga grupi i hetimit, bënë të ditur se Tatjana Roik ka deklaruar se ditën e ngjarjes (e premte, më 21 korrik), ato kishin dalë në det që herët.
Në orët e mesditës, ato janë futur të dyja për t’u larë në det, por e bija ka përparuar më tej duke i thënë së ëmës se do të largohej më tej.
“U futëm të dyja në det, por vajza më tha se do të notonte më larg. Ajo dinte mirë not, ndaj në fillim, nuk u merakosa. Më pas më humbi për pak nga sytë dhe nuk po orientohesha se çfarë po ndodhte. Pashë skafin që lundronte me shpejtësi skëterrë aty ku ishte vajza dhe dhashë alarmin tek plazhistët e tjerë. Pashë edhe trupin nga larg që nuk po lëvizte… Erdha për të festuar këtu, nuk e mendoja kurrë këtë fund tragjik”, është shprehur më tej gruaja e ardhur nga Shën Petersburgu./Panorama/

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































