Lajme

Atentati në Tiranë, 80 mijë euro për të vrarë aktorin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 22 July 2017

Atentati ndaj aktorit Mishel Prela, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Rrugën “Tafaj”, pranë gjimnazit “Partizani”, ka qenë një vrasje e porositur kundrejt shumës prej 80 mijë eurosh.

Kështu është shprehur sot drejtori i Policisë Tiranë, Ardian Veliu në një deklaratë për mediat. Ai ka zbuluar emrin e porositësit, ekzekutorit dhe bashkëpunëtorëve, të gjithë të arrestuar nga policia. Sipas Veliut, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal. Më poshtë pjesë nga deklarata e tij.

Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për  zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve,  ku u zhvillua  dhe u finalizua operacioni “Pagesa”.

-Advertisement-

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm  të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave  në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.

Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal.
Si rezultat i operacionit u arrestuan  të gjithë antarët e  grupit,  duke filluar nga porositësi,  ekzekutori dhe  përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën  do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.
Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë,  i cila  ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar  arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  është  bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.
Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij  grupi kriminal .
Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera