Sillet në Shqipëri nga Britania e Madhe, vrasësi i dyfishtë i 1997
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 22 July 2017
Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë, Saliman Barçi është ekstraduar në Shqipëri nga Britania e Madhe. Kështu shkruan prestigjiozja britanike, “Daily Mail”, në një artikull të gjatë për shqiptarin e shumëkërkuar i cili mbante identitet të ndryshuar si shtetas nga Kosova.
Sipas medias britanike, Barçi është ekstraduar në vendin tonë javën e shkuar, ndonëse autoritetet shqiptare nuk e kanë bërë publike një gjë të tillë.
Barçi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e dy shokëve të tij në Burrel, pas një grabitje ku u vodhën 60 milionë lekë.
“Pas një beteje 2-vjeçare për të shmangur ekstradimin, është kthyer në Shqipëri vrasësi shqiptar me një këmbë”, shkruan Daily Mail.
Ekstradimi i vrasësit me një këmbë ka ardhur pas një beteje 2-vjeçare të drejtësisë britanike, pasi Barçi pretendonte se do vritej nëse dërgohej në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
Barçi vrau dy shokët e tij në 1997 Barçi kreu një grabitje me vlerë 60 milion lekë në vitin 1997, së bashku me 2 persona të tjerë, Përparim Ibrahimi dhe Artur Gjoka.
Gjatë kohës që grabitësit po largoheshin me një automjet, Saliman Barçi qëllon me armë dy shokët e tij, duke i lënë të vdekur në vend.
Ai zhduket menjëherë pas krimit, pavarësisht shpalljes në kërkim nga autoritetet dhe dënimin e tij me 25 vite burg për krimin e rëndë. Gjykata për Krimet e Rënda dha dënimin për Barçin në vitin 2009
Në 2002 mbërrin në Britani si shtetas nga Kosova Saliman Barçi mbërriti në Britaninë e Madhe me bashkëshorten e tij në vitin 2002.
Ai pretendoi se ishte refugjat nga Kosova dhe për këtë shkak autoritetet britanike e pajisën me dokumente. Barçi u fsheh për rreth 18 vite, ndërsa tashmë do t’i duhet të vuajë dënimin në burgjet shqiptare për krimin e rëndë të para 20 viteve në qytetin e Burrelit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































