Lajme

32-vjeçari arrestohet për zjarrvënie të qëllimshme

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 22 July 2017

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme një 32-vjeçar, duke e akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Bëhet fjalë për Andi M., banues në Tiranë, i cili rreth orës 08:30 në kullotat e fshatit Rumanxa, Finiq, Sarandë ka shkaktuar qëllimisht zjarrëvënie, ku është djegur një sipërfaqe toke rreth 1 ha me shkurre e bimësi e egër.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor  Sarandë, për veprën penale ”Shkatërrim i pronës me zjarr”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera