Lajme

Gjashtë muaj në detyrë, ky është bilanci i Donald Trump!

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 22 July 2017

Të enjten, Presidenti amerikan Donald Trump përmbyll gjashtë muajt e parë të tij në detyrë. Ka qenë një debutim jo i zakontë për një drejtues korporate dhe yll të spektakleve të shndërruar në kryekomandant, shenjuar nga përplasje me rivalët politikë dhe shtypin, një premtim të dështuar për të rrëzuar dhe zëvendësuar “Obamacare” dhe me zbulimin e vazhdueshëm të detajeve të reja për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e 2016.

Por, ajo që është më e dukshmja, në gjithë këtë vorbull ngjarjesh, nuk ka asnjë arritje domethënëse legjislative në këto gjashtë muaj.

Mbështetja për Trump në sondazhe ka rënë në vijimësi, duke arritur në nivelet më të ulëta në histori. Një sondazh i fundit i Washington Post dhe ABC News i jep atij 36 përqind të mbështetjes. Gjatë fushatës së tij elektorale, Trump mbante konferenca të rregullta për shtyp, dëgjonte pyetje dhe u përgjigjej, por historia ndryshoi kur u bë President. Nga 20 janari e deri më tani, ai ka mbajtur vetëm një konferencë për shtyp i vetëm, ndërkohë, që në vitin e parë të tij në detyrë Obama mbajti 11 të tilla, George Bush 5 dhe Bill Clinton 12.

-Advertisement-

Trump ka nënshkruar dhjetëra urdhra ekzekutivë dhe shpallje presidenciale. Në total, Trump ka shndërruar 42 projektligje në ligje. Por, kur bëhet fjalë për ligje të rëndësishme, si për infrastrukturën, reformën e taksave, apo edhe rrëzimin dhe zëvendësimin e “Obamacare”, Trump ndalet tek zero.

Kujdesi shëndetësor për momentin është i ngrirë, reforma e taksave pritet të jetë sfida e madhe e radhës për republikanët. Duke mbajtur premtimet e fushatës, Trump e ka tërhequr SHBA nga dy marrëveshje të rëndësishme, në ditët e para të tij në detyrë u tërhoq nga partnershipi trans-Paqësor dhe muaj më pas nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Trump është takuar me një numër liderësh të huaj në muajt e parë të tij në detyrë, por Presidenti francez Emanuel Macron ka marrë një vëmendje të posaçme. Gjashtë ndërveprimeve mes tyre, në Bruksel dhe më pas në Paris, të dy ata kanë kaluar një minutë të plotë duke shtrënguar duart.

Ndërkohë, nga momenti kur Trump bëri betimin më 20 janar, nga llogaria e tij në Tëitter janë bërë 991 postime. “Fake news” dhe “fake media” është përmendur në 82 prej tyre.

Kur Barack Obama ishte në detyrë, Trump rregullisht ankohej në Tëitter për mënyrën sesi ai e kalonte kohën e lirë. Tani, në gjashtë muajt si padron i Shtëpisë së Bardhë, ai ka kaluar 21 nga 26 fundjavat në pronat me emrin e tij me plot 40 ditë në fushat e golfit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera