Projekti 2.1-milionësh i BE-së, peng i Rakiqit
Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 22 Korrik 2017
BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën “Mbreti Peter I”, 2.13 milionë euro. Derisa projekti i parë është para përfundimit, punimet në projektin e dytë janë ndërprerë krejtësisht për shkak të obstruksioneve të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, shkruan sot Gazeta “Zëri“
Bashkimi Evropian (BE) ka investuar një varg projektesh në Mitrovicë, në veri dhe në jug, por dy projekte, të cilat janë ekzistencialisht të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës, të pjesës jugore dhe të asaj veriore dhe të cilat synojnë bashkimin e qytetit të ndarë që nga paslufta, revitalizimi i urës kryesore të Ibrit dhe shndërrimi i rrugës “Mbreti Petër I” në veri të urës në zonë të këmbësorëve vazhdojnë të mbesin peng i obstruksioneve të autoriteteve komunale në veri, në veçanti të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë, për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën “Mbreti Peter I”, 2.13 milionë euro.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, urën mbi lumin Ibër e ka quajtur simbol i bashkimi të dy komuniteteve, shqiptar e serb.
Derisa projekti i parë (revitalizimi i urës) është para përfundimit, punimet në projektin e dytë (revitalizimi i rrugës “Mbreti Peter”) janë ndërprerë krejtësisht me një urdhër të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me arsyetimin se për të punuar nuk ka siguri, shkruan tutuje “Zëri”.
Urdhrin e tij për t’i ndërprerë punimet në revitalizimin e rrugës “Mbreti Petër I” për ta shndërruar në zone të këmbësore e ka mbështetur në disa incidente që kanë ndodhur, në të cilat kryesisht kanë pësuar të rinjtë shqiptarë dhe në të njëjtën kohë ka siguruar se punët nuk do të rifillojnë pa pasur garanci për sigurinë e qytetarëve.
Në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovës, ka thënë pak ditë më parë se BE-ja pret që këto dy projekte të përfundojnë shpejt.
“Projekti i BE-së për revitalizimin e urës, në vlerë 1.45 milionë euro, i filluar në vitin 2016, ka përparuar. Një projekt tjetër që ka dalë nga Marrëveshja e Brukselit është edhe projekti për zonën e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Peter’ në veri të Mitrovicës. BE-ja pret që të dyja projektet të përfundojnë dhe inaugurohen së shpejti”, ka thënë Apostollova, e cila ka precizuar se projekti për ndërtimin e zonës së këmbësorëve ka koston prej 2.13 milionë euro dhe financohet nga BE-ja.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
































