Lajme

Rehatimi i bashkëpartiakëve në MPJ

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 22 July 2017

Ministria e Punëve të Jashtme ka futur nën kupolën e saj edhe njerëz me funksione partiake.

Blerim Xhemajli në muajin mars është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë, shkruan sot Koha Ditore, në pjesën e dytë të serisë së shkrimeve për skandalet në MPJ.

Pra, partisë në të cilën nënkryetar është ministri Hoxhaj dhe komunës nga e cila është po ky ministër.

-Advertisement-

Në janar të këtij viti, Xhemajli ishte vënë në pozitën e drejtorit të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në MPJ.

Para se ta merrte këtë pozitë, ishte pjesë e misionit diplomatik të Kosovës në Mal të Zi. E ka mbajtur funksionin e drejtorit, ani se neni 17 i Ligjit për shërbyes civilë precizon se nëpunësit civilë nuk mund të mbajnë pozita drejtuese në parti politike dhe të jenë aktivë politikisht.

Rasti tjetër nuk përbën rrëfim 1 prilli. Në këtë datë të 2017-s, një depoist i Qeverisë ka nisur karrierën diplomatike, në një gradë të nivelit të lartë – “Sekretar i parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera