Lifestyle

Çfarë po përdorin yjet në vend të shamponit të flokëve?

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 21 July 2017

Po shtohen gjithnjë e më shumë njerëzit e famshëm që po heqin dorë nga përdorimi i shamponit të flokëve. Në vend të saj, zgjedhin të përdorin përbërës natyral.

Mes tyre, më të vendosurat janë Amanda Seyfried, Adele dhe Gwyneth Paltrow.

Krehja voluminoze e Adele dhe flokët e gjatë e të shndritshëm të Amanda Seyfried dhe Gwyneth Paltrow e kanë një sekret.

-Advertisement-

Pas ‘kokave’ më të famshme të ekranit ka një moto: zero shampon!

Tendenca quhet “NO Poo” dhe në kohët e fundit po i bashkohen njerëz gjithnjë e më shumë, shkruan Living.

Jo vetëm blogeret e bukurisë por edhe yjet e ekranit kanë vendosur të përdorin sodën e bukës në vend të kimikateve të shampove.

Edhe aktori Brad Pitt i është bashkuar kësaj metode natyrale duke deklaruar se preferon të mos përdorë toksinat e shampoos që dëmtojnë jo vetëm lëkurën por edhe ambientin.

Alternativat për të zëvendësuar shampon janë disa; që nga soda e bukës, uthulla e mollës, vaji i kokosit që mund të shërbejë si krem zbutës etj.

Të gjitha zgjedhjet bëhen varësisht llojit të flokëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera