Lajme

Gruaja që rrahu gazetarin u shpallë në kërkim nga policia, por lëvizë lirshëm në Tiranë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 21 July 2017

Mirela Topulli, administratorja e “Euroteam” u shpall në kërkim një ditë pasi emisioni “Stop” transmetoi një video ku ajo dhunonte gazetarin investigativ Genci Angjellari.

Ky i fundit kishte bërë një kronikë për kompaninë e Topullit, e cila hidhte në lumin Erzen mbetjet e rrezikshme spitalore.

Pas ngjarjes policia bëri të ditur se e ka shpallur në kërkim administratore, e cila akuzohet për goditje dhe fyerje për shkak të detyrës, si dhe për shpërndarjen e mbetjeve kimike të rrezikshme dhe e ndotjen së ambientit.

-Advertisement-

Por Topulli, siç duket edhe nga këto foto ekskluzive të Panorama Online, lëviz lirisht në zonën e ish Bllokut.

Fotografi i Panorama Online e ka fiksuar atë në 17 Korrik rreth orës 13:30, gjashtë ditë pas shpalljes në kërkim, teksa takohet me miqtë e saj.

1 orë më parë

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy